Tërmet në Turqi

 

Një tërmet i fuqisë 5,1 ballë sipas Rihterit ka goditur të shtunën provincën turke Manisa në lindje të qytetit bregdetar Izmir, njofton televizioni CNN Turk.

Sipas raportimeve të para nuk ka viktima. Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi dhjetë kilometra në rajonin Saruhanli, ndërsa është hetuar edhe në qytetet përreth, transmeton Reuters.