Tërmetet në Itali, 1100 lëkundje në tre ditë

 

Tërmetet në Itali, 1100 lëkundje në tre ditë
Një lëkundje e fortë tërmeti është shënuar pak para orës nëntë në rajonin e Markes dhe Umbrias, duke konfirmuar kështu se paniku dhe frika për të tjera tërmete ende nuk ka përfudnuar në Italinë qëndrore.

Në tre ditë në këto zona janë shënuar 1100 lëkundje. Kjo e të martës ishte me magnitudë 4.8 ballë, me epiqendër në provincën Macerata. Sipas informacioneve zyrtare, tërmeti i fundit ka shkaktuar dëme materiale. Në Ussita, një prej vendeve më të prekura nga tërmeti i 30 tetorit, ka pasur shembje të tjera të ndërtesave. Kryetarët e këtyre komunave shprehin shqetësimin për strehimin e qindra mijëra banorëve që kanë mbetur të pastrehë.

Për momentin po përdoren hotelet e zonës, teksa alternative e tendës tashmë është përjashtuar si pasojë e temperaturave të ulëta, edhe pse shumë famije ende nuk janë tranfesuar në ndërtesat e planifikuara të qeverisë.

Sipas të dhenave zyrtare, në zonën e Markes ndodhen 21 mijë të pastrehë, prej të cilëve 21 mijë në provincën Macerata. Në Umbria ndërkohë regjistrihohen mbi 5 mijë kurse në Abruzzo 3 mijë. Situata ka bërë që këshilli i ministrave të alokoje të tjera fonde emergjence dhe gjithashtu ka vendosur edhe modalitetet e ndërhyrjes për zonat e prekura. Presidenti i Republikës Sergio Matarela, do të vizitojë nesër zonat e prekura të tërmetit më herët nga cfarë ishte parashikuar pas vizitës së tij në Izrale. Pas tërmetit të 30 nëntorit me magnitudë 6.5 ballë, në Itali janë shënuar mbi 1100 lëkundje tëtjera. Në orën 11 të 1 nëntorit, u regjistruan 240 tërmete me magnitudë nga 3 dhe 4 ballë, dhe 19 të tjerë magnitutë më të lartë nga katër në 5 ballë.