Tërmetet rikthehen në Maqedoni

Mbrëmë tërmeti ka dridhur një pjesë të Dojranit të vjetër dhe me këtë janë rikthyer tërmetet në Maqedoni pas disa muajve.

Tërmeti me 2.3 shkallë të Rihterit ka shqetësuar pjesën e Dojranit.

Më herët tërmete ka pasur në Maqedoni gjatë muajve gusht dhe shtator që kanë lënë edhe pasoja materiale pas vetes.