Tërmeti, Ambasada shqiptare në Romë numër në dispozicion 26/10/2016 – 22:02

Ambasada shqiptare në Romë thotë se qëndron në gatishmëri të plotë për të gjithë qytetarët shqiptarë në Itali. Reagimi vjen pas tërmeteve të njëpasnjëshme në zonë.
Njoftimi:
Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e mbrëmjes së sotme Italinë Qendrore.
Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë.
Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës.
Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192.
Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë.