Tërmeti në Bodrum të Turqisë: Ja sa shqiptarë shkuan për pushime (VIDEO)

Qyteti turk i Bodrumit, ku u regjistrua tërmeti i fuqishëm prej 6.7 ballë i shkallës rihter, është ndër destinacionet e preferuara të turistëve.

Aty shkojnë edhe shumë shqiptarë për të kaluar pushimet verore.

Mësohet se rreth 17 turistë nga Shqipëria kanë udhëtuar javën e fundit këtij qyteti, për të kaluar pushimet.

Të dhënat bëhen të ditura nga autoritetet kufitare të cilat nga ana tjetër bëjnë të ditur se numri mund të jetë edhe më i madh, pasi agjencitë turistike i nisin një pjesë të mirë të tyre nga Prishtina ose Shkupi.