Tërmeti rikthen panikun tek italianët, ja çfarë bëri gazetarja në mes të emisionit (VIDEO)

Lëkundjet e reja të tërmetit, jo pak por 3 kanë kthyer frikën dhe panikun tek italianët, kryesisht kryeqytetasit. Ndonëse tërmeti nuk ka shkaktuar të lënduar dhe dëme të konsiderueshme, lëkundjet janë përjetuar live edhe në studiot televizive.
Në një video që është shpërndarë në rrjet tregohet momenti, kur një gazetare ka ndërprerë për disa minuta emisionin për shkak të frikës.
Kjo ka ndodhur në televizionin italian La7, ku prezantuesja bionde ka ndërprerë programin nga frika se mos i binin sipër prozhektorët, madje edhe të pranishmit më sytë nga tavani ndihen të frikësuar, por për fat të mirë lëkundjet kanë zgjatur pak, dhe fatmirësisht pa dëme.

http://video.gazzetta.it/terremoto-scossa-diretta-rainew24/ed137d12-dd72…