Tesla P100D vendos rekord, 0-100 Km/h në vetëm 2.28 sekonda

Tesla P100D varianti S vendosi një rekord të ri ditën e djeshme gjatë testimeve të Motor Trend.

Makinat është shumë më e shpejtë sesa sesa Tesla dhe Elon Musk parashikojnë. Modeli në fjalë përshpejtoi nga 0 në 100 Km/h në vetëm 2.3 sekonda.

Tesla parashkonte 2.5 sekonda në përshpejtimi 0-100 Km/h.

Vetë CEO i Tesla Elon Musk ishte shprehur se makina “mundet” të arrijë pragun e 2.3 sekonda duke e nënvlerësuar njëkohësisht potencialin e saj. Në terësi makina përshkoi 1/4 e milje në 10.5 sekonda.

Në momentin e startit P100D ishte 0.05 sekonda më e shpejtë se Porsche 911 Turbo S dhe ku arrijnë 100 Km/h P100D është 0.92 sekonda më e shpejtë sesa një Porsche 911 Turbo S.

Megjithatë pasi makinat kalojnë shpejtësinë 140 Km/h 911 Turbo S rikthehet për të finalizuar në 10.5 sekonda me një avantazh prej 11 Km/h.