Teta Gjylë një përshëndetje me ‘spec’ për shoqen e saj Sevdien (Video)

Teta Gjylë shpesh e ngacmon shoqen e saj Sevdien duke e thumbuar me fjalë, shkruan lajmi.net Këtë gjë e ka bërë edhe njëherë përmes një video të hedhur në Instagram nga Liki.

Në video ai dhe teta Gjylë shihen në koncert dhe kjo e fundit ka përshëndetur Sevidën duke e thumbuar që nuk ka mundur edhe ajo të shkojë në pushim.

Kjo video qesharake në fakt është vetëm një pjesë e humorit që djemtë e grupit ‘Stupcat’ e thanë në koncert.

Ata janë të angazhuar me mbrëmje të tilla, pa lënë anash xhirimet e serialit “Egjeli” që akoma po vazhdon të transmetohet ndonëse është vera!