TETË VITE BURG BELGES E CILA VRAU SHQIPTARIN NGA MAQEDONIA

Gjykata rajonale e Brukselit, të premten e ka dënuar me tetë vite burh shtetasen belge Mireille De Lauw, e cila e kishte vrarë shqiptarin nga Maqedonia në mënyrën më mizore. Belgia 48-vjeçare u shpallë fajtore, për vrasejn e bashkërshortit të saj Agim R. në gusht të vitit 2013. Ajo ka pranuar se me vite të tëra ka qenë e rrahur nga bashkëshorti. Mireille De Lauw i kishte hedhur medikamente për gjumë Agimit të ndjerë, pa dijeninë e tij, shkruan „dh.be“, njofton „Shtegu.com“. Më pas, ajo e ka goditur me shkop me qëllim që ta privojë nga jeta. Më në fund, Mirelle e godetë disa herë me thikë, në momentin kur Agimi ende ka qenë i rënduar nga medikamentet e gjumit, në krevatin e tij. Sipas raportit të policisë, disa ditë para vrasjes, Agimi ishte shtruar në spital për një frakturë në dorë, pasi e kishte rrahur bashkëshorten. Sipas të rrëfimit të të dënuarës, ajo ishte rrahur për 25 vite martese me te.