Tetova qyteti me me shume dyqane

Në Maqedoni ka 18.749 kapacitete shitëse në tregtinë me pakicë, nga të cilat 18.266 janë dyqane dhe 483 janë stacione të benzinës, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave nga Regjistrimi i zbatuar nga 1 deri më 12 nëntor të vitit 2016, koncentrim më të madh të kapaciteteve shitëse ka në rajonin e Shkupit, 23,8 për qind. Shikuar nëpër komuna, koncentrim më të madh ka në Tetovë 8,1 për qind, Kumanovë 6,9 për qind, Manastir 6,1 për qind, Prilep 5,4 për qind, Qendër 5,3 për qind, Strumicë 4,4 për qind, Gostivar 4 për qind, Çair 3,9 për qind, Ohër 3,8 për qind, Veles 3,4 për qind dhe Strugë 3,3 për qind. Në territorin e këtyre komunave janë të koncentruar më shumë se gjysma e kapaciteteve shitëse në tregtinë me pakicë, gjegjësisht 54,6 për qind.