TETOVA SËRISH E PARA ME PAPUNËSI

Gjithsej 104.523 persona në Maqedoni në mënyrë aktive kërkojnë punë, ndërsa 96.251 të tjerë janë shprehur se janë të papunë, por se nuk dëshirojnë që Agjencia për Punësim t’u ndihmojë të kërkojnë punë, shkruan gazeta KOHA. Kështu tregon lista për papunësinë në Agjencinë për Punësim deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Numrat tregojnë se krahasuar me gjendjen në muajin janar të vitit të kaluar, në muajin dhjetor ka patur 12.078 persona më pak në listën e të papunë që në mënyrë aktive kërkojnë punë, ndërsa në atë me të papunët që në mënyrë jo aktive kërkojnë punë, numri është rritur për 31 persona.