Tetovarët pa ujë për pije në temperatura tropikale

Qytetarët në pjesën e epërme të Tetovës në ditët me temperatura deri 40 gradë jetojnë pa ujë të pijshëm. Ata mundohen që me mbushjen e shisheve në çezmat e qytetit të sigurojnë ujë për pije dhe higjienë personale.

Tetovarët gjatë çdo viti ballafaqohen me këtë problem, ndërsa nuk besojnë se i njëjti do të zgjidhet. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për Telma tha se problemi me ujin e pijshëm do të tejkalohet,

Ajo gjatë ditës së djeshme kreu hetim në ndërtimin e stacionit filtrues në sistemin e ri të ujësjellësit, i cili sipas Arifit, duhet të lëshohet në përdorim këto ditë dhe përfundimisht do ta zgjidh problemin me ujë të pijshëm.

Sipas pushtetit lokal arsyeja kryesore për mungesën e ujit të pijshëm është harxhimi i paarsyeshëm nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Komuna e Tetovës ju bën thirrje qytetarëve që ujin ta përdorin në mënyrë racionale, në të kundërtën do të ballafaqohen me dënime.