Tetovari Afrim Fetai zgjidhet këshilltar komunal në Medulin të Kroacisë

 

Kroacia është e njohur për popullatën e shumtë të nacionalitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë atje. Shqiptari nga fshati Sinican të Tetovës prej vitesh tani jeton edhe ushtron punën e tij si stomatolog në një ndër qytetet më të bukura të Kroacisë, Medulin, shkruan Shqipmedia.

Dr.Sc Afrim Fetai cilësohet si një ndër stomatologët më të besueshëm të vendit, ai ka ordinancën e tij private stomatologjike ku vlen të cekur se nacionalitete të ndryshme ja besojnë punën atij.

Së fundmi, në Kroaci u zhvilluan edhe zgjedhjet lokale ku ju dha mundësia shqiptarit Afrim Fetai me listë të pavarur shqiptare të konkuroj si këshilltar i komunës së Medulinit, përkrahja që ai kishte nga bashkëqytetarët që njëherit vlen të cekur janë me numër shumë të madh të nacionalitetit shqiptar në këtë qytet, e shtynë atë drejt fitores.
Eshtë një fakt historik për shqiptarë e Istrës, ku për së pari herë ata do të kenë një përfaqësues shqiptar në qeverisjen lokale, urojm që zëri i tyre të ndëgjohet aty ku duhet.

Edhe pse kjo është dicka krejtësisht e kundërt me profesionin e tij si stomatolog, neve na mbetet që atij të i urojmë të gjitha sukseset e mundëshme në këtë fushë.