Tetovarja 16 vjeçare përjetoi tmerr, përdhunohet nga 60 vjeçari!

Dje në ora 16 në policinë e Tetovës, 44-vjeçari nga fshati Xhepçisht, ka denoncuar se fqinji i tij 60 vjeçar, dy herë e ka përdhunuar vajzën e tij të gjashtëmbëdhjetë vjeçare, njofton TetovaSot.

Sipas denoncimit të babait në polici, vajza e tij në gusht dhe tetor 2016, dy herë u kap nga 60 vjeçari i cili me makinën e tij e kishte dërguar në vende të ndryshme, ku e ka detyruar për marrëdhënie seksuale.

I akuzuari plotësisht e ka mohuar veprën penale.

Policia e Tetovës ka marr masa për zgjidhjen e plotë të rastit