Tetovë, biblioteka e qytetit në gjendje të rëndë

Në kohën kur po zvarritet ndërtimi i Bibliotekës së re në Tetovë, në objektin e vjetër bëhet gjithnjë e më ngushtë. Për shkak të mbingarkesës për të gjetur një titull nevojitet të paktën një orë. Problem në vete përbën edhe mos mirëmbajtja e shtypit ditor që nga viti 1945 që ruhet në bibliotekën e Tetovës.

“Të them të drejtën biblioteka funksionon në kushte të jashtëzakonshme sepse nuk kemi hapësira elementare, jo të mjaftueshme sepse krejtësisht si institucion me katër sektor ne veprojmë në kuadër të 250 metra katror. Ministria ka bë punën e vet duke i lidhur gazetat në formë të librave, megjithatë nevojitet më tepër angazhim për mirëmbajtjen e tyre”, deklaroi Mahi Murtezani, drejtor i Bibliotekës Nacionale, Koço Racin.

“Edhe përkundër kthimit të tyre në formë të librave me kapakë mbrojtës një numër i madh i gazetave, kësaj pasurie të paçmueshme kanë filluar që të shkatërrohen”.

Në Bibliotekën e Tetovës mungojnë sallat e leximit dhe këndi i internetit, megjithatë pozitive është se numri i lexuesve sipas drejtuesve të bibliotekës po shtohet. Drejtori i këtij institucioni shpreson se me ndërtimin e objektit të ri do të zgjidhen problemet, megjithatë, punimet për bibliotekën e re nuk po shkojnë sipas dinamikës së paraparë./alsatm