Tetovë, përurohet spitali “Medika Istanbul”

Në Tetovë është përuruar spitali i ri privat me kapital turk, “Medika Istanbull” me të gjitha degët e mjekësisë, ndërsa do të jetë i specializuar për ndërhyrje të kirurgjisë plastike. Spitali shtrihet në një sipërfaqe prej 2000 metra katror, ndërsa vlera e përgjithshme e investimit është shtatë milion eurove. Në këtë spital intervenimet kirurgjike do ti kryejnë mjekë të specializuar nga vendi dhe Turqia.