Tetovë: Shkelet me veturë një vajzë 18 vjeçare

Në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, në Tearcë, mbrëmë rreth orës 19 ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit Shkoda Felicia me targa nga Tetova, e drejtuar nga 51 vjeçari I.S. nga Odri, dhe një vajze 18 vjeçare M.J., këmbësore, nga Tearca, transmeton TetovaSot.
Në aksident, M.J. është lënduar dhe me veturë tjetër është dërguar dhe mbajtur në Spitalin Klinik në Tetovë për shërim të mëtutjeshëm.
Pas kryerjes së kontrollit po zbardhet arsyeja e aksidentit dhe të gjitha rrethanat tjera.
Fillimisht arsyeja e aksidentit është kalimi i pakujdesshëm në korsi, ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 5.000 denar..