Tetovë:Profesori i Universitetit të Tetovës tenton të vetëvritet

Të enjten në mesditë, në Stacionin Policorë në Tetovë, është denoncuar se 33 vjeçari A.Farizi nga fshati Nerasht, profesor i punësuar në katedrën e gjuhës shqipe të Fakultetit Filologjik në hollin e rektoratit të Universitetit të Tetovës, ka tentuar dy herë të bëjë vetëvrasje i cili ka tentuar që të priste venët me brisk.

Motivet e këtij tentimi për vetevrasje, mesohet se janë për një aferë dashurie, njofton meteor.mk.

Fillimisht sekretari i Universitetit dhe më pas edhe një person nga sigurimi kanë penguar tentimin e tij për vëtëvrasje dhe pas kësaj ndërhyrje ai nuk është lënduar. Më pas ai është dërguar në zyrat e sekretarit të Universitetit dhe mëvonë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Motivet e këtij tentimi për vetevrasje, mesohet se janë për një aferë dashurie!

Pjesëtarë të Policisë së Tetovës, e kanë fotografuar vendin e ngjarjes është biseduar me profesorin në fjalë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit. /meteor.mk