TETOVE:RESHJE TË REJA TË DËBORËS, PASTROHEN RRUGËT DHE SHTIGJET E KËMBËSORËVE

RESHJE TË REJA TË DËBORËS, PASTROHEN RRUGËT DHE SHTIGJET E KËMBËSORËVE

Sot me fillimin e reshjeve të reja të dëborës, ekipet punuese vazhduan me pastrimin e bulevardeve, unazave të qytetit si dhe rrugëve dytësore. Mbrëmë disa herë është kaluar rruga Tetovë – Sellcë, kurse gjatë ditës së sotme ekipet e NPK Tetova kanë vazhduar me thyerjen e akullit dhe pastrimin e trotoarëve dhe shtigjeve për këmbësorë. Dimri mund të jetë i gjatë dhe i ftohtë, por përkushtimi ynë për të mbajtur qytetin në kondicion solid do të jetë i vazhdueshëm.