Teuta Arifi e pyetur se a do të jetë ministre ?!, ja përgjigja

Nënkryetarja e BDI-së dhe njëherit kryetare e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka lënë të nënkuptojë për një rikandidim të sërishëm në krye të komunës së Tetovës.

“Dëshira ime më e madhe është që punët e filluara normalisht t’i përfundojë në Tetovë, përshkak se sfidat që takohem çdo ditë janë jashtëzakonisht të mëdha dhe ajo është dëshira ime më e madhe”, theksoi Arifi.

Ajo theksoi se gjithmonë kur ka pasur situata të formimit të Qeverisë, është bërë konsultim më i gjerë për t’u arritur deri në kryesinë Qendrore.

“Situata të formimit të Qeverisë, është bërë konsultim më i gjerë për t’u arritur deri në kryesinë Qendrore. Kjo ka qenë mënyra e punës e jona, e kryesisë, e anëtarëve të kryesisë, e kështu me radhë, dhe besoj se këto konsultime sigurisht do të vazhdojnë për t’u marrë mendime, por jo vetëm me anëtarët e partisë, por edhe mendime më të gjëra”, theksoi Arifi.

Ajo mes tjerash tha se Zaevi ka një program për të cilin ne i kemi përfunduar bisedimet dhe është program me të cilin ai mund të paraqitet në Bruksel.