Teuta Arifi flet për forminin e Qeverisë së re

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi thotë se është normale që brenda kryesisë të Bashkimit Demokratik për Integrim, të ketë mendime të ndryshme sa i përket koalicionimit me VMRO-në apo LSDM-në, për forminin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

“Normalisht BDI ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet një parti e hapur demokratike në të cilën qëndrimet janë thënë dhe do të thuhen gjithmonë hapur. Ka normalisht qëndrime të ndryshme. Në këtë moment nuk mendoj se është korrekte një nënkryetare të japë preferenca por mendoj që BDI nuk është përjashtues dhe nuk përjashton koalicionimin me asnjërën prej forcave politike, gjithmonë duke u nisur nga fakti që tani pas vetës ka një përgjegjësi akoma më të madhe. Ka platformën e nënshkruar me partitë politike dhe në të njëjtën kohë ka një obligim të madh para vetes dhe kjo është çështja e orientimit euro-atlantik të Maqedonisë,” deklaroi për Alsat, Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.