Teuta Arifi: Këto janë projekte të realizura, nuk janë vizatime 3D (VIDEO)

Kandidatja për kryetar komune e Tetovës, Teuta Arifi sot ka paraqitur edhe punët kapitale gjatë katër vitet e kaluara. Sipas saj këto janë projekte konkrete nuk janë punë vizatimore 3D.

“20 kilometra rrugë të ndërtuara në këtë mandat.
Në këtë prezantim që nuk është 3D virtual, por që është vetëm një pasqyrë e disa prej investimeve tona në infrastrukturë, dëshmon që në këtë betejë politike përballet Argumenti me Iluzionin.
Dhe epilogu i kësaj përballje dihet. Nuk ka gënjeshtër, iluzion që mund të përballet me forcën argumentuese. Ëndërra sado e bukur të jetë, ngelet vetëm një ëndërr.
Jepi forcë argumentit dhe punës më “15 TETOR” bëhu pjesë e skuadrës fituese” shkruan Arifi në Facebook.