Thaçi dëshiron të bëhet Kryeministër! (VIDEO)

Menduh Thaçi vazhdon të mbetet lideri i PDSh-së, pasi Kuvendi Qendror ka refuzuar mbatjen e jashtëzakonshme të Kongresit të kësaj partie, njofton TetovaSot.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi i cili pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit Qendror, theksoi se sot mora mbështetje nga Kuvendi që edhe ne të jemi pjesë e qeverisë, madje ai tha se mori mbështetje për ta marrë mandatin për ta kriju qeverinë si Kryeministër i ardhshëm.

“Mora edhe një mbështetje, që edhe partia jonë do të bëhet pjesë e bisedimeve për formimin e qeverisë, normalisht unë mora mbështetje që të tentojë të marrë mandatin për ta kriju qeverinë, si Kryeministër. Mendoj se brenda javës së ardhshme do të kërkoj takim me Ivanovin të cilit do t’ia kërkojë që të më jep mandatin për ta bërë qeverinë. Sigurisht, që ai do më kërkojë ti mbledh nënshkrimet e 61 deputetëve dhe un do të tentojë ta bëjë këtë”, theksoi Thaci pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit Qendror./TetovaSot