‘Thaçi duhet të tërhiqet tërësisht nga politika, ai edhe më tej do ta manipulojë anëtarësinë’ (Video)

Është i njohur stili i Menduh Thaçit, ai gjithmonë e di sesi të llogaritë, por çuditërisht llogarit në një situatë kur nuk është më faktor, thotë për A1on analisti Ismet Ramadani pas rivotimit në Tearcë ku është spekuluar se votat e PDSH-së kanë shkuar në llogari të OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nga kjo pozitë, ai do të ketë ndikim në parti, veçanërisht në dy deputetët, ku edhe ai vetë është deputet dhe ka gjasa për të shkuar deri në fund me ndonjë llogaritje ku mund të nxjerrë ndonjë fitim, por një gjë është e sigurtë se tashmë është defaktorizuar edhe si kryetar edhe si parti, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, biseda telefonike nga “bombat” e LSDM-së, në të cilën sipas Zoran Zaev, dorëheqja e PDSH-së, Menduh Thaçi i thotë Sasho Mijallkovit se i është “besnik deri në vdekje”, i ka shkaktuar dëm të madh Thaçit si person, por edhe PDSH-së si parti.