Thaçi flet me Vuçiqin në telefon: U pajtuam t’i zgjidhim të gjitha çështjet nëpërmjet dialogut!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri me dije se para pak çastesh ka realizuar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Thaçi, theksoi se përmes kësaj bisede ata kanë gjetur pajtueshmëri që nëpërmjet dialogut të zgjidhen të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
“, ka thënë Thaçi përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Rikujtojmë se krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë të martën e kësaj jave kanë realizuar një takim në Bruksel, të ndërmjetsuar nga përfaqësuesja e BE-së, Frederica Mogherini. Përmes këtij takimi, të dy palët kanë gjetur pajtueshmëri për vazhdimin e dialogut. /GazetaBlic.com/