Thaçi: Pas partive të vogla qëndrojnë maqedonasit

Në një intervistë për gazetën “Koha“, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, përveç dekorimimit nga Presidenti i Kosovës, flet edhe për fushatën parazgjedhore, ofertën e partisë së tij për shqiptarët si dhe si e sheh ardhmërinë e shtetit.

Ai, siç transmeton “Aktuale”, mes të tjerash thekson se, pa ndryshimin e emrit, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s, ndërsa potencon se maqedonasit këtë duhet ta kuptojnë sa më parë.

Gjothashtu, Thaçi ka folur edhe për aferën e përgjimeve, rastin e Kumanovës, si dhe problematika të tjera.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit mund t’i ketë të gjitha të këqijat, por ka një të mirë.

“Fryma e Marrëveshjes së Ohrit është metodologjia e punës që ne duhet të punojmë. Mirëpo, Marrëveshja e Ohrit, tashmë 15 vjet, tregoi se nuk mund të realizohet. Me fajin e kujt? Po ta them këtë, prapë do të thonë se flet partiakisht. Kjo u tregua racionalisht se nuk funksionon. Ne duhet në Kushtetutë t’i ndërrojmë disa gjëra shumë të thjeshta. Mos të shkruhet “ata që janë mbi 20 për qind”, por të shkruhet “shqiptarë”. Kjo nëse bëhet, atëherë është e qartë se ky shtet, të gjitha vendimet nëpërmjet të një sistemi juridiko-kushtetues të ndryshuar duhet t’i sjellë nëpërmjet vetes së dytë, shqiptarë – maqedonas…”, ka thënë Thaçi.