Thaçi pas takimit me Hahn: Gruevski dhe Ahmeti janë marrë vesh për Qeverinë, Aleanca do t’i mbështes (Foto)

Ish kryetari i PDSH-së, pas takimit me eurokomesarin Johannes Hahn deklaroi se Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti janë marrë vesh për Qeverinë e ardhshme dhe sipas tij, kjo është e vërteta e vetme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai mohoi zërat se ka dhënë mbështetje për Ali Ahmetin dhe tha se ka kërkuar dorëheqjen e tij, për shkak të rezultatit në zgjedhje.

Ai gjithashtu tha se nuk do të mbështes asnjë Qeveri dhe pranoi se ka pasur takime joformale me gjithë përveç me Ahmetin.

Kjo është paraqitja e parë publike e Menduh Thaçit pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PDSH-së.