Thaçi: PDSH do të kontribuojë për zgjedhje demokratike

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi pas takimit me ambasadorin amerikan Xhes Bejli, deklaroi se qëndrim i përbashkët është se zgjedhjet janë pika e parë dhe kryesore, e cila do të demonstrojë gatishmërinë e Maqedonisë për të mbajtur zgjedhje. Thaçi takimin me ambasadorin amerikan e vlerësoi si një nga më të rëndësishmit, në të cilin ata janë fokusuar në procesin zgjedhor.

“Konstatuam se nuk janë të rëndësishme vetëm institucionet dhe individëtm por se shumë i rëndësishëm është vullneti politik i të gjithë subjekteve që do të marrin pjesë në këtë proces”, tha Thaçi. Ai theksoi se PDSH garanton se do të japë kontribut që zgjedhjet të jenë sipas standardeve dhe vlerave ndërkombëtare, respektivisht të drejta dhe demokratike. Në pyetjen e gazetarëve rreth Njësisë së 6 zgjedhore, Thaçi tha se kjo njësi paraqet problem të madh etnik, por edhe me partitë shqiptare, për çka ka sugjeruar edhe ne takimin e liderëve.