Thaçi përulet para varrit të Rugovës

Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe para varrit të paraardhësit të tij në Presidencë, Ibrahim Rugova, në 11 vjetorin e vdekjes së tij.

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta. Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik”, ka thënë Thaçi, përcjell Koha.net. “Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”, ka shtuar më tej Thaçi.

Për të gjallë, Thaçi e kishte kundërshtarin më të madh në politikë pikërisht Ibrahim Rugovën që i printe LDK-së./koha.net