Thaçi: Platforma një ‘leckë’ ruso-sllave (Video)

​Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi për herë të parë ka folur publikisht për platformë e partive politike shqiptare të nënshkruar në Tiranë.

Ai thotë se për PDSH-në kjo platformë nuk është dhe nuk do të jetë asnjëher e pranuar.

“Lartë platformës shqiptare ka dy premisa që tregon se ajo nuk është shqiptare, Kushtetuta e Maqedonisë dhe Marrëveshja e Ohrit e gjithë kjo është bë që të eliminohet shtylla bazë e platformës së PDSH-së që është vendimmarrja me konsenzus të plotë dhe parlamenti dy dhomësh. Më pastaj çështjet tjera janë tërësisht të lehta, kjo platformë që e quajn platformë e gjithë shqiptarëve është dhe do të jetë e pa pranueshme për PDSH-në”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express

Sipas tij platforma e partive në thonjëza gjithë shqiptare është një ‘leckë’ ruso-sllave që për ne s’do të jetë kur e pranueshme./Gazeta Express/