Thaçi: Serbia po armatos Veriun

Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për DW, thotë se Serbia është duke armatosur serbët në veri të Kosovës.

Duke folur për trenin provokues, Thaçi deklaron se nëse nuk do të ishte ndaluar, gjasat për shpërthimin e një konflikti të armatosur ishin të mëdha.

“Ne kemi informacione se në tren ka pasur armatim dhe njerëz paramilitarë me qëllim që të futen në Kosovë dhe destabilizojnë Kosovën. Njëkohësisht e njohim edhe planin serb për ndarjen e Kosovës, por e dimë po ashtu se Serbia po i armatos serbët në veri”, tha ai.

Ai tha se autoritetet kosovare kanë prova të pakundërshtueshme për këtë.

“Serbia është duke përdorur modelin rus në Ukrainë. Po dërgon civilë, por edhe njerëz me uniforma në veri dhe është duke armatosur serbët me armë dore, por edhe me armë të tjera, në mënyrë që të jenë të përgatitur për t‘u mbrojtur nga kinse sulmet shqiptare”, thotë ai.

Thaçi ftoi serbët e Kosovës që të mos bien pre e politikës nacionaliste të Beogradit.

“Në vend të thirrjeve të Serbisë për luftë, unë serbëve të Kosovës ju bëj thirrje për paqë dhe dialog. Në vend të thirrjeve për ndarje etnike dhe territoriale, unë ju bëj thirrje për integrime në NATO dhe BE”, u shpreh ai.

/ Top Channel