Thaçi: Takim i suksesshëm me Han, biseduam për zgjedhjet

Takim i suksesshëm me Komisarin Han, biseduam për fazën e fundit përgatitore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sigurisht zotit Han i interesonin  vërejtjet e PDSH-së. Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin se nuk do të thotë se do të fillojmë të bëjmë aktivitete parazgjedhore dhe se sigurt do të marrim pjesë në zgjedhje dhe kjo që kemi qasje konstruktive nuk do të thotë se janë përmbush të gjitha kushtet që të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike. Për ne  si PDSH deri në momentin kur të shpallet rezultati përfundimtar, jo rezultati zyrtar i zgjedhjeve, por rezultati përfundimtar i zgjedhjeve partitë qeveritarë VMRO dhe BDI nëse bëjnë një shkelje të vogël, përsëritje të shkeljeve të zgjedhjeve të kaluara këto zgjedhje do të jenë të pavleshme dhe ne këto zgjedhje nuk do ti pranojmë”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.