Thaçi uron ekipin realizues të filmit ‘Home’ për çmimin ndërkombëtarë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar gjithë ekipin realizues të filmit ‘Home’, bashkëprodhim ky britaniko-kosovar, për marrjen e çmimit si ‘Filmi më i mirë Britanik i Metrazhit të Shkurtër’ në edicionin e 70-të jubilar të Akademisë prestigjioze Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive (BAFTA)

Me këtë rast Thaçi ka shtuar se Republika jonë e re po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtarë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Urime të përzemërta të gjithë ekipit realizues të filmit “Home”, bashkëprodhim ky britaniko-kosovar, për marrjen e çmimit “Filmi më i mirë Britanik i Metrazhit të Shkurtër” në edicionin e 70-të jubilar të Akademisë prestigjioze Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive (BAFTA).

Republika jonë e re po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare. Dje, xhudistet tona u stolisën me medalje të artë dhe të bronztë në Paris, ndërkaq kineastët tanë sot morën të artën e tyre në Londër. HTH