Thaçi: Vota për partitë e vogla është votë e humbur

Lideri i PDSH-­së, Menduh Thaçi mbrëmë para anëtarëve dhe simpatizuesve të partisë në Veleshtë e prezantoi platformën politike me të cilën paraqiten në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor.

Duke i bërë thirrje të pranishëmve të votojnë për partinë e tij, Thaçi nënvizoi se vota për partitë e vogla është votë e humbur.

Me platformën e tyre, siç tha, do të angazhohen për shpërndarje të drejtë të buxhetit dhe shqiptarët të kenë kushte të barabarta për jetesë me maqedonasit.

Në takimin në Veleshtë u promovua edhe bartësi i listës së PDSH- ­së në njësinë zgjedhore 5, Adrian Useini.