Thaçi:Gjëja e parë pas zgjedhjeve do të jetë futja e zgjidhjes konsensuale në Maqedoni.

Menduh Thaçi tha se gjëja e parë pas zgjedhjeve do të jetë futja e zgjidhjes konsensuale në Maqedoni.

‘Ne duhet të angazhohemi për përmbushjen e kërkesave kolektive të shqiptarëve të pavarur nga numri i tyre siç e kanë fituar kroatët në Bosnjë, italianët në Zvicër ose flamanët në Belgjikë. Do të angazhohemi edhe për një zëvendës kryeministër shqiptar kurse të ketë të drejtë për vendimmarrje konsensuale njëjtë si në Kuvend’, ka theksuar Thaçi.

Nëse nuk i’u përmbahemi zgjidhjeve të tilla, ka thënë Thaçi, shumë shpejt do të vijmë në një situatë si pakicat tjera, boshnjake, turke, serbe.