Thejnë derën e Gjimnazit në Tetovë për të bërë dashuri (Video)

Një person ende i panjohur është filmuar nga një kalimtar rasti duke e thyer derën e gjimnazit të vjetër të Tetovës që më pas të futej aty brenda me të dashurën e tij, lajmëron Gazeta Express.

Pas disa tentimeve të pasukseshme për ta hapur derën, ai bën një hap prapa, shikon se mos e sheh njeri, e më pas godet fort derën me shqelm. Pasi që dera hapet, ai sinjalizon të dashurën e tij që së bashku të futen brenda.

Ndryshe, ky objekt i përket shkollës së mesme komunale në Tetovë, Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

Video është publikuar në Facebook dhe ka nxit reagime të shumta të qytetarëve./Gazeta Express.

Thejnë derën e Gjimnazit për të bërë dashuri by GazetaExpress