THEMELOHET PARKU ARKEOLOGJIK ‘ULPIANA’

Ulpiana mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e parë, gjatë pushtimit romak. Punëtorët që punuan në këtë projekt, nuk e kanë fshehur entuziazmin e punës, ata kanë gjurmuar qytetërimet e hershme. Këta arkeologë kanë gjetur artefakte të mjaftueshme edhe për hapjen e një muzeu në të ardhmen.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar Rregulloren për Themelimin dhe Administrimin e Parkut Arkeologjik “Ulpiana”, nëpërmjet së cilës themelohet Parku Arkeologjik “Ulpiana” dhe përcaktohen mekanizmat për administrimin e tij…