Theret me thikë kasapi i ISIS-it që ua preu kokën mbi 100 personave

Krye-ekzekutori i Shtetit Islamik (ISIS), i cili ua ka hequr kokat më shumë se 100 njerëzve, është therur me thikë për vdekje, në një pritë në Irak.

I njohur me nofkën “Abu Sayyaf”, ai ishte cilësuar si njëri nga ekzekutorët më të frikshëm të këtij grupi terrorist, si dhe ishte demaskuar në videot e tmerrshme të ISIS-it për famën e tij të madhe, transmeton Express.

Thuhej se ai po ashtu e udhëhiqte ISIS-in në shtetin Nineveh, ku u vra nga një grup i panjohur.

Abu Sayyaf, që do të thotë “Baba i prodhimit të shpatave”, po ashtu është emër i një dege të ISIS-it në Filipine, që është sinonim i rrëmbimeve dhe prerjeve të kokave të njerëzve.

Ekzekutori, i cili u vra në rajonin al-Dasawa në pjesën perëndimore të qytetin Nineveh, ishte i njohur edhe për mbledhjen e kokave të viktimave dhe hedhjen e tyre në të njëjtën gropë famëkeqe në rajonin al-Khasafa.

Gazetari irakian, Muhammad Yawar, ka thënë për ARA News: “Abu Sayyaf ishte njëri nga ekzekutuesit më të frikshëm në Nineveh. Ai njihej për trupit e tij të madhe dhe duart e forta.”/Gazeta Express/