THERET NJË NXËNËS I SHKOLLËS NË MITROVICË

Një nxënës në shkollën fillore “Fazli Grajqevci” në Shipitol të Mitrovicës është therur sot në orët e mëngjesit me një mjetë të mprehtë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se personi që është therur është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Dyshohet për një përleshje në mes të nxënësve të klasave të nënta, njëri prej tyre është sulmuar me mjetë të mprehtë, personi është dërguar për tretman mjekësor ndërsa është jashtë rrezikut për jetë, personi i dyshuar është duke u marrë në pyetje”, ka thënë Zahiti.