Therret me thikë një person në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje një person ka sulmuar një tjetër me thikë.

Viktima  sipas PK-së, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.