Thethi hap nesër sezonin turistik

 

Thethi çel nesër zyrtarisht sezonin tursitik, në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Shkodrës.

Një program i pasur artistik me koncert me këngë dhe valle folklorike nga grupi “Treva” dhe grupi i valltarëve të qendrës kulturore “Pjetër Gaci” do të jetë në qendër të këtij aktiviteti festiv.

Po ashtu në kuadër të këtij aktiviteti do të hapet një panair me produkte vendore dhe shërbime turistike.

Për vizitorët që do të jenë të pranishëm në aktivitetin e organizuar me rastin e çeljes së sezonit turistik do të organizohen guida në atraksionet kryesore të Thethit, si në Ndërlysë dhe Syri i Kaltër.

Gjatë gjithë aktivitetit do të jetë e hapur ekspozita dixhitale me atraksionet turistike dhe të shtëpive pritëse.