Thirrën “Vritini shqiptarët”, arrestohen 4 tifozë rusë

4 tifozë rusë të “Lokomotiv” që akuzohen se organizuan thirrjet “Vritini shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi” në ndeshjen me Skënderbeun më 1 tetor 2015, janë arrestuar sot në Moskë, – njofton agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë TASS.

“Dy prej tyre janë liderë të grupimit jozyrtar të tifozëve të quajtur “Vikingi”.

Hetimi sipas agjencisë në fjalë është hapur në vjeshtën e vitit 2015 për akuzën nxitje e urrejtjes apo armiqësisë, dhe poshtërim i dinjitetit njerëzor, – thotë njoftimi, cituar nga Dita.

Ndeshja për UEFA Europa League midis “Lokomotiv” dhe “Skënderbeu” zhvillua më 1 tetor 2015 në stadiumin “Lokomotiv” në Moskë dhe përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të rusëve.

Tifozët rusë kanë thirrur në kor “Vritini shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”, pasi dy tifozë shqiptarë hapën një flamur në stadium.

Marko Radas, qendërmbrojtësi kroat, që luan futboll prej vitesh në Shqipëri me Skënderbeun duke kuptuar thirrjet ka kërkuar ndalimin e lojës nga arbitri kryesor.