Thirrje e hapur për zgjedhjen e model shkollave për zbatimin e konceptit për arsim interkulturor

Të dhëna të përgjithshme për projektin

Në bazë të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar mes Qendrës për Dialog Nansen Shkup (03-178) dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë (08-10904), vendimit të Ministrit të arsimit me nr. 12/457 dhe planit të veprimit nga Koncepti për arsim interkulturor, në datën 15.11.2016 Qendra për dialog Nansen Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës shpall thirrjen e hapur për përzgjedhjen e 7 shkollave fillore dhe 3 shkollave të mesme të cilat do të zbatojnë Konceptin e arsimit interkulturor në periudhë prej tre viteve shkollore: 2016/17, 2017/18 dhe 2018/19.

Vegëzat deri tek Koncepti për arsim interkulturor:

Ministria e arsimit dhe shkenëcs: http://mon.gov.mk/images/Koncepcija-mk.pdf

Qendra për dialog Nansen Shkup: në vegëzën (në gjuhën Maqedonase dhe Shqipe)

Projekti është financiarisht i përkrahur nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i projektit

Zbatimi praktik i Konceptit për arsim interkulturor në 10 shkolla të përzgjedhura, përkatësisht zbatimi i fushave tematike me numër rendor 2, 3, 4 dhe 5:

  1. Kompetencat e kuadrove edukativo- arsimore për arsim interkulturor;
  2. Aktivitete jashtëmësimore;
  3. Ambienti në institucionet edukativo- arsimore;
  4. Raportet e institucioneve edukativo- arsimore me komunitetin e gjërë .

2. Kompetencat e kuadrove edukativo- arsimore për arsim interkulturor;

Një pjesë e aktiviteteve nga kjo fushë tematike e Konceptit për arsim interkulturor zbatohen me qëllim të përmirësimit të kompetencave dhe shkathtësive të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionist, drejtorët dhe ndihmës drejtorët e shkollave, të cilët në të ardhmen do të punojnë në fushën e arsimimit të integruar dhe interkulturor.

Për secilën model- shkollë do të ofrohen dhe organizohen trajnime të tilla nga ana e QDN Shkup dhe MASH. Trajnimet do ti organizojë Nansen Qendra e Trajnimit në Shkup sipas programeve të posaçme të cilat do të realizohet nga ana e ligjëruesve nga Maqedonia dhe nga jashtë.

Trajnimet janë të ndara në dy nivele, bazike dhe të avancuara me kohëzgjatje prej 80 orëve (niveli bazik – teori dhe praktikë) dhe 60 orë (niveli i avancuar – teori dhe praktikë).

Në planifikimin e këtyre trajnimeve nga ana e aplikuesit (në tabelat me numër 3.1 në aplikimin) është e dëshirueshme të ruhet ekuilibri etnik i mësimdhënësve dhe paraleleve/ klasave të cilat do të përfshihen në trajnimet dhe aktivitetet. Nëse ka ekuilibër etnik të mësimdhënësve, do të jetë më lehtë të formësohen tandemët e mësimdhënësve që do të zbatojnë aktivitetet interkulturore. Nëse mungon ekuilibri etnik në shkollë (mësimdhënës dhe nxënës), QDN Shkup dhe shkollat do të përpiqen që më tej të gjejnë mënyrë për të përfshirë mësimdhënësit dhe paralelet e mbetura në aktivitetet e projektit.

Termet konkrete për realizimin e këtyre trajnimeve do të përcaktohen më tej me drejtorinë e model- shkollave të përzgjedhura.

Harxhimet për trajnimet e mësimdhënësve (transporti, ushqimi, ligjëruesit, materialet e punës dhe pakot didaktike) janë të siguruara nga ana e QDN Shkup dhe MASH.

Në periudhën prej 3 viteve shkollore preferohet që në projekt të inkuadrohen së paku 60% nga numri i përgjithshëm i mësimdhënësve nga model-shkolla/t.

Më shumë informata rreth Qendrës për trajnim dhe programit të trajnimeve mund të gjeni në  http://www.tcnmie.org

3. Aktivitete interkulturore jashtëmësimore

Këto aktivitete mësimdhënësit në model-shkollat mund ti realizojnë përmes dy llojeve të aktiviteteve joformale:

  • Aktivitete interkulturore (jashtëmësimore) të cilat realizohen së paku një herë në javë
  • Aktivitete projekti me nxënës të cilat realizohen së paku një herë në muaj

Këto aktivitete duhet të planifikohen sipas orarit të nxënësve dhe kushteve hapësinore me të cilat disponon shkolla, Tabelat 3.2 и 3.2.1 nga aplikimi.

Aktivitetet do ti realizojnë mësimdhënës – realizues të cilët me sukses do të përfundojnë nivelin bazik të trajnimeve. Aktivitetet interkulturore dhe aktivitetet e projektit do të realizohen duke filluar nga shtatori i vitit shkollor 2017/18 në bazë të  programeve vjetore të cilat veçse janë të hartuara nga QDN Shkup.

Gjatë kohëzgjatjes së implementimit të këtyre aktiviteteve, mësimdhënësit do të kenë përkrahjen nga ekipi i posaçëm i cili njëkohësisht do ti observojë aktivitetet në bazë të protokollit të hartuar për planifikim, zbatim dhe vlerësim të aktiviteteve.

Aktivitetet interkulturore dhe të projektit të cilat zbatohen me nxënësit, mësimdhënësit i realizojnë vullnetarisht, pa kompensim financiar nga ana e QDN Shkup ose MASH-it.

Në periudhën prej tri viteve shkollore, preferohet që në projektin të inkuadrohen së paku 60% të klasave nga model-shkolla/t (nga numri i përgjithshëm).

Më shumë informata rreth aktiviteteve interkulturore mund të gjeni në: http://www.nmie.org

4. Ambienti në institucionet edukativo- arsimore

Shkollat do të përkrahen në rinovimin e pjesërishëm dhe pajisjen e një pjese të klasave në të cilat do të realizohen aktivitetet interkulturore në përputhje me planin e zbatimit të këtyre aktiviteteve të hartuar nga ana e aplikuesit (shkollës).

Pajisjet të cilat do ti dorëzohen shkollës do mund të përdoret edhe në mësimin e rregullt.

5. Raportet e institucioneve edukativo- arsimore me komunitetin e gjërë

Mësimdhënësit- realizues do të kenë obligimin të realizojnë aktivitetet e parapara për prindërit e nxënësve të inkuadruar në projekt sipas programit të hartuar për prindër dhe në bazë të planit të aktiviteteve i cili është pjesë e aplikimit. Shkollat do të përkrahen në promovimin e shkollës dhe inkurajimin e inkuadrimit më të madh të komunitetit lokal të biznesit në shkollat.

Kush mund të aplikojë?

Shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Maqedonisë në të cilat procesi arsimor realizohet në dy ose më tepër gjuhë mësimore. Kriteret për përzgjedhjen e shkollave sipas të cilave do të vlerësohen aplikimet janë të dhënat nga “Plani i zbatimit” i cili është pjesë përbërëse e aplikimit:

  • % e mësimdhënësve të inkuadruar në projekt
  • % e paraleleve/ klasave të inkuadruara në projekt
  • % e prindërve të inkuadruar në projekt
  • baraspesha etnike (përfaqësimi) në shkollën
  • eksperienca e mëparshme pozitive me projekte
  • pjesëmarrja financiare e komunës (nëse ekziston mundësia)
  • posedimi i planit strategjik të shkollës (nuk është e obligueshme)

Si të aplikoni?

Aplikimi mund të shkarkohet nga vegëzat në vazhdim:

Në gjuhën Maqedonase – http://bit.ly/2fqIeW9
Në gjuhën Shqipe – http://bit.ly/2eXciIp
Në gjuhën Turke – http://bit.ly/2fQXGv3

Aplikimin e plotësuar në version të skanuar dërgoni në nmie.school@moes-ndc.org

Aplikimin origjinal (në version të printuar) dërgoni në adresën:

Qendra për Dialog Nansen Shkup
Rr. Bahar Mois 4, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë

Afati për aplikim

Afati i fundit për dorëzimin e  aplikimeve në mënyrë elektronike (e-mail) është 25 nëntor, 2016 gjer në orën 16.00. Aplikimi i plotësuar origjinal në version të printuar duhet të dërgohet me postë më së voni gjer më 30 nëntor, 2016.

Zbatimi i projektit

Faza e parë e projektit është shpallja e thirrjes së hapur për përzgjedhjen e shkollave (gjer më 30 nëntor, 2016)

Faza e dytë është hulumtimi i cili do të zbatohet në shkollat e përzgjedhura (dhjetor 2016)

Faza e tretë është rishikimi dhe pranimi i planit të aktiviteteve nga aplikimi i shkollave dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me shkollat. (janar 2017)

Fillimi i zbatimit praktik të Konceptit për arsim interkulturor sipas planit final të aktiviteteve i dorëzuar nga shkolla/t. (shkurt 2017)

Pjesëmarrja financiare

Shkollat janë të liruara nga pjesëmarrja financiare, respektivisht nga financimi i këtij projekti.

QDN Shkup së bashku me drejtoritë e shkollave do të tentojë të sigurojë participim financiar nga ana e komunave, në rast se ekziston mundësia. Ministria e punëve të jashtme të mbretërisë së Norvegjisë dhe Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë i sigurojnë të gjitha mjetet financiare për këtë projekt.

Për informata plotësuese rreth procesit të aplikimit dhe për projektin, na kontaktoni në: contact@moes-ndc.org

Qendra për Dialog Nansen Shkup dhe Ministria e arsimit dhe shkencës e R.M.