Ti je e dashura e tij vetëm për ta ngushëlluar: Ai e ka tjetrën në zemër!

Nëse te ju zgjohet dyshimi se partneri juaj akoma nuk e ka përballuar ish të dashurën e tij, me rëndësi është të dini se ka shenja të hollësishme që zbulojnë se vërtetë është ashtu, pastaj edhe ato të dukshme … Ja se ku duhet t’i kushtoni vëmendje.

Është në rregull nëse kohëpaskohe e përmend ish të dashurën e tij kur bisedon me ju, thjeshtë, kontribuon në këtë drejtim, por nëse e përmend vazhdimisht dhe e fillon bisedën me të pa asnjë arësye, kjo tashmë është “shenjë për alarmim”.

– Nëse dyshoni në këtë, bisedoni haptas me të se a është i gatshëm të qëndrojë në lidhje me ju – këshillon seks terapeutja dr Jane Greer.

Vazhdimisht thotë se e urren

Ndoshta e ka lënduar dhe për momentin nuk është personi i preferuar në planet, por nëse vazhdimisht flet për të se si ajo është “kështu dhe ashtu”, duhet të ju kyçet “alarmi”. Dr Jane Greer thotë se ai në këtë mënyrë ndoshta përpiqet ta përkujtojë veten pse nuk është më me të dhe të përkujtohet se e ka më mirë pa të.

“Garon” me të

Disa meshkuj e bëjnë këtë kur duan ta kthejnë ish të dashurën – fillojnë me të garën jozyrtare se cili nga ata do të tregohet më i mirë në lidhjen e re, e kjo është loja në të cilën nuk dëshironi të fitoni. Në fakt është mjaft nënçmuese nëse kujdeset për ju vetëm për t’i treguar ish të dashurës se sa i mirë mund të bëhet.

Dini për atë më shumë se që duhet

Nëse ju ka treguar tashmë se cili është seriali i saj i preferuar, çka i pëlqen më së shumti të hajë… apo ju thotë se bëni gjëra më mirë apo më keq se ajo – është shenjë se po ju krahason me atë.

I ruan dhuratat e saj

Terapeutja dr Greer thotë se njerëzit shpesh ruajnë gjëra të vogla të cilat i përkujtojnë momentet e mira nga lidhja e kaluar, ashtuqë kjo nuk është gjithmonë shenjë se nuk e ka përballuar ish të dashurën, por mund edhe të jetë. Nëse dyshoni se është në pyetje kjo, bisedoni me të dhe pyeteni haptas përse i ruan ato kujtime, këshillon ajo.

Ende është i afërt me miqtë/familjen e saj

Nëse ai është ende i afërt me familjen dhe miqtë e saj, edhe pse me ish të dashurën nuk qëndron në marrëdhënie të mira, sigurisht fshehurazi shpreson që në këtë mënyrë do të ketë kontakt me të.

Rrethi i Nostradamus e zbulon sakt të ardhmen: Paramendo pyetjen dhe përgjigja të zgjedh ty!

– Megjithatë, ekziston edhe mundësia më e vogël që thjeshtë i don ata njerëz dhe se vërtetë është miqësuar me ta. Duhet të bisedoni me të për këtë, para se të rritet në problem më të madh – këshillon dr Greer.