Tifozët e Premier Ligës bëjnë thirrje: Duam që Bradley Lowery ta prezantoj trofeun (Foto)

Mediat sociale janë duke bërë thirrje që djaloshi nga Anglia, Bradley Lowery të jetë i pranishëm në triumfin e Bluve të Londrës, përcjellë IndeksOnline.

Chelsea të dielën kundër Sunderland e feston titullin kampione për sezonin 2016/17, ndërsa në rrjetet sociale është duke u votuar që djaloshi i prekur me sëmundjen “neuroblastoma”, ta prezantoj trofeun.

“Vetëm po e mendoj, do të ishte e mahnitshme nëse Bradley ta paraqes triumfin”, ka thënë një tifoz i Chelseat.

Ky lajm është shpërnda shumë herë në rrjetet sociale, madje në “Twitter” për 24 orë ka marr 18 mijë shpërndarje dhe 7 mijë komente.