Tifozët mes lotëve dhe trishtimit pushtojnë stadiumin e Chapecoense-s

Lotë dhe dhimbje. Kjo është panorama në Brazil dhe në të gjithë botën e futbollit pas aksidentit tragjik me avionin e skuadrës braziliane, Chapecoense.

Menjëherë pas aksidentit në Medellin të Kolumbisë mijëra tifozë shkuan në stadiumin e ekipit për të kryer homazhe, ndërsa një pjesë e futbollistëve që nuk fluturuan me ekipin u pane të shokuar në dhomat e zhveshjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm teksa ekipi brazilian po udhëtontë në Kolumbi për t’u ndeshur me Atletico Nacional në finalen e Kupës së Amerikës Latine. Nga ky aksident humbën jetën 77 persona, ndërsa mundën të mbijetonin 3 futbollistë.