Tifozët në ndeshjen Genoa – Inter, Edi Ramës: Faleminderit për marijuanën (FOTO)

Një banderolë e madhe është hapur ditën e sotme në Itali, në stadiumin e Luigi Ferraris gjatë pushimit të ndjeshjes Genoa – Inter.

Flamuri i madh kuq e zi është hapur në tribunë nga tifozët, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë mesazhi dedikuar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në të shkruhet: Faleminderit Edi Rama, që na solle marijuana.

Kjo banderolë ka tërhequr vëmendje të madhe dhe shqiptarët që kanë vendosur diçka të tillë, nuk mund të gjenin vend më të mirë për të bërë një jehonë të madhe.

Çfarë do të mendojë Rama për këtë? A do ta marrë me sportivitet dhe do ta ngarkojë si “MEME” në faqen e tij?/JOQ.AL/

e-ki