Tifozët thirrje futbollistit të Besiktas: Mos bëj seks derisa të fitojmë titullin kampion

 

Tifozët e skuadrës së Besiktas i kanë kërkuar futbollistit serb, Dusko Tosic dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Jelena Karleusa, që të heqin dorë nga seksi derisa të sigurojnë titullin kampion. Një kërkesë e cuditshme e cila bëri bujë në Turqi.

“Jelena, ju lutemi mos bëni seks këto javë me Tosiç! Besiktas duhet të ruajë vendin e parë. Më pas bëni çfarë të doni bashkë”, ishte mesazhi i rrallë i tifozëve të skuadrës së Stambollit.

Fill pas kësaj kërkese, e përditshmja serbe “Kurir” kontaktoi mbrojtësin 32-vjeçar.

“E çfarë mund të them në lidhje me këtë kërkesë (qesh). Në fakt, nuk më pëlqen të komentoj rreth jetës sime private, për më tepër në një moment ndërsa ne jemi duke luftuar për titullin kampion. Por, dua t’i qetësoj tifozët e Besiktas që Jelena nuk është me mua. Për momentin, ajo ndodhet në Beograd, pasi nuk ka shumë që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale”, zbuloi Tosiç.