Tigri vret kujdestaren e kopshtit zoologjik

Tigri vret kujdestaren e kopshtit zoologjik

Një kujdestare e kopshtit zoologjik ka vdekur në një aksident të tmerrshëm pasi një tigër hyri në një park të mbyllur të kafshëve të egra në Huntington, Angli, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.

Polici lokal tha: Një tigër kishte hyrë në një kafaz bashkë me kujdestaren. Mjerisht kujdestarja vdiq në vendngjarje.

Zyrtarët që po hetojnë vdekjen thanë se “nuk besohet të jetë e dyshimtë”.

Hamerton Zoo Park tha përmes një deklarate:

“Ky duket të ketë qenë një aksident i tmerrshëm. Asnjëherë gjatë aksidentit ndonjë kafshë la kafazin dhe në asnjë formë nuk është prekur siguria publike.”

Një hetim është në proces, thanë zyrtarë të kopshtit.