Tinejxheri shtie në shkollë, katër të lënduar

Të paktën katër persona janë lënduar sot kur një i ri ka hapur zjarr dhe ka hedhur bomba tymuese në një shkollë në Ivantejevka, në rajonin e Moskës, transmeton TASS, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.

Sipas informacioneve preliminare, në njërën nga shkollat në fshatin Ivantejevka, nxënësi 15-vjeçar ka hedhur bomba tymuese në klasë dhe ka shtënë në ajër, thanë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.